Buxheti për “Sport Klub Vllaznia” për vitin 2016 do të ketë një rritje.

Nuk është një rritje shumë e madhe por që do të ketë ndikim pozitiv tek disa prej ekipeve. I kënaqur për këtë rritje është edhe drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi. Drejtori Kroqi thotë se rritja e buxhetit do të përkthehet edhe me rezultate më të larta për ekipet e shumësportëshit. Një vëmendje më të madhe do të kenë skuadrat e elitës. Mbështetjen për klubin shumësportesh e dha edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi gjatë takimeve konsultative për buxhetin e 2016-ës.

Artikulli paraprakREFORMA, 40 VETERINER NË SHKODËR MBESIN TË PAPUNË
Artikulli tjetër25 VITE NGA 2 PRILLI, PUBLIKOHEN FOTOT E RRALLA TË KËSAJ NGJARJE NË SHKODËR