“Titulli kampion është një arritje historike që shkon për të gjithë ekipin, ata që mbështetën dhe brezat që në 70 vite kontribuan për volejbollin shkodran”.
Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë në volejboll Mark Kroqi menjëherë pas fitimit të titullit kampion që është i pari për këtë skuadër. Tekniku Kroqi tregon edhe sekretet e këtij titulli kampion dhe çfarë ndryshoi. Kroqi edhe si drejtues i “Sport Klub Vllaznia” nuk ndjehet mirë për skuadrën e basketbollit dhe ndërrimin e roleve tek titulli kampion.
Tekniku Kroqi erdhi në kushte emergjente në drejtim të djemve të volejbollit dhe sërish është i gatshëm të largohet nëse dikush tjetër është i gatshëm të bëhet trajner i kësaj skuadre. Volejbollistët e Vllaznisë fituan titullin e parë kampion në histori teksa mundëm në gjysmëfinale Partizanin dhe më pas në finale Studentin.