Në rastin e 60-vjetorit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj në 60 vjetorin e lindjes. Ai ka vlerësuar figurën e Baba Mondit si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, duke e cilësuar si një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë besimtarët.

“I dashur dhe i respektuar Baba Mondi,

Me rastin e 60 vjetorit të ditëlindjes, Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe një udhëheqje të suksesshme, në krye të komunitetit të Bektashinjve shqiptarë dhe të gjithë botës. Lidershipi Juaj si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve është një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë

besimtarët Bektashi. Ju i kini inspiruar dhe vazhdoni t’i inspironi besimtarët Bektashi të Shqipërisë dhe më gjerë drejt tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës harmonike me besimtarët e komuniteteve të tjera fetare. Bektashinjtë janë shquar gjithmonë për vlerat e përkushtimit, humanizmit, patriotizmit e paqes dhe nën drejtimin Tuaj këto vlera janë zhvilluar e pasuruar më tej.

Rrezatimi i këtyre vlerave në shoqëri i ka bërë shqiptarët më sakrifikues e më solidarë, më të dhimbsur e më atdhetarë, më të dashur e më të respektuar. Këto vlera janë sot më të dëshiruara se kurrë dhe i bashkohen

përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe Diasporë, për një jetë më të mirë, për një komb më të fortë, për një shoqëri më të drejtë dhe për një të ardhme më të garantuar, pranë familjes europiane dhe kombeve të qytetëruara.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakPASIONI PËR PIKTURËN DHE VENDLINDJEN! NJIHUNI ME ETIOLËN QË LA ITALINË PËR FIERIN (VIDEO)
Artikulli tjetërGJOBË KËMBËSORËVE QË PËRDORIN CELULARIN NË RRUGË