Arsid Kruja është i lumtur që është rikthyer pas 18 muajsh sërish tek Vllaznia pas një aventure jo të mirë me arabët e Al Hajër.

Kruja ka edhe një mesazh për futbollistët e rinj në mënyrë që të mos gabojnë siç bëri ai kur bëhet fjalë për ekipe jashtë Shqipërisë. Mesfushori shprehet se i pëlqen Vllaznia me lojtar shkodran por ka ende shumë punë për të bërë. Arsid Kruja u largua para 18 mujash nga Vllaznia duke firmosur fillimisht një kontratë të majmë me arabët e Al Hajër. Pak kohë pasi hodhi firmën, nuk rezultoi një histori suksesi për Krujën i cili u huazua në disa ekipe të tjera në Shqipëri dhe pas shumë muajsh luftë në FIFA dhe FSHF arriti që të jetë lojtar i lirë duke firmosur më pas për Vllazninë.

Artikulli paraprakSHIU KRIJON PROBLEME NË RRUGËT DHE LAGJET E SHKODRËS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, RRUGA NGA ZIG –ZAGU DERI TE STADIUMI TË JETË PEDONALE