Mesfushori shkodran, Arsid Kruja nuk është shafqur në stërvitje tek ekipi i Vllaznisë, ndonse bisedat mes tij dhe drejtuesve të skuadrës janë realizuar. Siç mëson Star Plus, lojtari pasi ka kërkuar të marrë leje kalimin tek ekipi El Hajer në Arabinë Saudite ka hasur në një pengesë nga drejtuesit e skuadres atje. Kjo pasi Vllaznia ka hapur një process gjyqësor në UEFA ndaj ekipit nga Arabia.

Arsyea e këtij procesi gjyqësor është se klubi ka bërë pagesën e vlerës së kartonit të Krujë shumë më vonesë, ndërsa në pikën e kontratës ishte parashikuar një vonesë jo më shumë se 10 ditë. Nisur nga kjo, Vllaznia ndonse ka marrë pagesën e kartonit ka hapur proces për shkak të vonesës duke kërkuar një vlerë më të madhe financiare. Kjo tashmë ka bërë që drejtuesit e ekipit El Hajer pasi kanë parë kërkesën e Vllaznisë për të marrëlojtarn nuk kanë ndezur dritën jeshile. Sipas informacioneve që mësohen, Kruja është duke u marrë përsonalisht me zgjidhjen e problemit duke kërkuar një leje kalim nga ekipi Arab, pasi merkatoja është në ditët e fundit dhe kërkohet nga ekipi shkodran. Kruja është gjetur dhe përbalë një kërkese tjetër të Vllaznisë, e cila nuk është shprehur e gatshme të paguajë asnjë lek për vlerën e kartonit. Pra në qoftëse 22 vjeçari shkodran dëshiron të jetë pjesë e kuqebluve duhet të sigurojë leje kalimin nga ekipi pa asnjë kosto. Diskutimet janë duke u bërë vetëm për anën financiare të kontratës. Gjithsesi, ky transferim ka hyrë në një kolaps, pavvarësisht dëshirës së Vllaznisë dhe të vetë lojtarit. Tashmë duhet pritur në qoftëse do të arrihet gjetja e një marrëveshje mes Krujës,ekipit El Hajer dhe Vllaznisë.

Artikulli paraprakCHAMPIONS, SKËNDERBEU ELIMINOHET ME POKER NGA DINAMO
Artikulli tjetërBLUTË E SHKODRËS, ASGJËSOJNË MBI 7 MIJË RRËNJË KANABIS