Qendra “Faktoje” ka monitoruar për të katërtin vit me radhë 10 bashki në vend mes të cilave edhe bashkia Shkodër lidhur me programet e tyre dhe transparencën për qytetarët. Bashkia Shkodër edhe për vitin 2023 rezulton se ka plotësuar 100% 16 indikatorët e matur nga qendra “Faktoje”. Ajo që mbetet problem nga ky monitorim është mosmbajtja e premtimeve të kryetarëve të bashkive gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë një tjetër problem shprehet menaxherja editorial e qendrës “Faktoje” Aimona Vogli është mungesa e publikimit të urdhërave të kryetarëve të bashkive dhe procesverbaleve të këshillave bashkiak.

Ky monitorim i qendrës “Faktoje” në 10 prej 61 bashkive të Shqipërisë synon që të masë nivelin e transparencës në institucionet e pushtetit vendore dhe të nxisë ndarjen e informacionit për publikun.

Artikulli paraprakSHKOLLA “PRENK JAKOVA” FESTON 63 VJETORIN
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KRYESISË SË RITHEMELIMIT/ ZBULOHET VENDIMI I PARË