Kreu i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka vlerësuar Gjon Shytin pë kontributin e dhënë si notar dhe trajner brenda dhe jashtë vendi duke nderuar Shkodrën.

POSTIMI I PLOTË

Gjon Shyti është ish trajneri im. Notari dhe trajneri që ka njohur suksese ndërkombëtare të njëpasnjëshme. Ai sot është ambasador i Shkodrës dhe Shqipërisë në botë. “Mirënjohja” për kontributin që ka dhënë dhe jep në këtë sport është më e pakta që mund të bëjmë për të tilla personalitete. Gjon Shyti fillimisht në Itali dhe sot me kombëtaren e Turqisë, numëron rekorde titujsh dhe vlerësimesh në botë.

Shkodra ka një traditë por ka edhe modele që frymëzojnë në çdo kohë. Po punojmë që në këto gjurmë të ecin edhe brezi i ri. Noti do të ketë shumë shpejt një pishinë të standarteve për ekipet e Vllaznisë, që nuk rreshtin se na bëri krenar.

Artikulli paraprak“VIZITA IME JO E LIDHUR ME ZGJEDHJET LOKALE GABRIEL ESCOBAR TREGON ARSYET E VIZITËS SË TIJ NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 14 PRILL 2023