Infrastruktura në shumë pjesë të ndryshme në qytetin e Shkodrës është vënë në vëmendje të bashkisë së këtij qyteti. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ishte në terren për të parë punimet që po bëhen kryesisht në rrugët e qytetit.

Kryebashkiakja ka edhe një apel për qytetarët që për çdo ndërhyrje në infrastrukturën publike t’i drejtohen bashkisë. Jo vetëm mirëmbajtja por edhe investimet në akset rrugore do të jenë një prej prioriteteve në buxhetin e ri që pritet të miratohet. Kryebashkiakja gjithashtu kërkoi që qytetarët të sensibilizohen dhe të mos dëmtojnë shërbimet publike siç shpesh herë ndodh.

Artikulli paraprak11 FËMIJË TË BIRËSUAR NË PERIUDHËN 2004-2012
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMI, BANORËT E NËNSHKODRËS KËRKOJNË TAKIM ME INSTITUCIONET VENDORE