Përpara ceremonisë për titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u prit në zyrën e saj nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.
Kryebashkiakja jo vetëm se i uroi mirëseardhjen por vlerësoi bashkëpunimin me qytetet e Kosovës në shumë fusha të ndryshme. Presidenti Thaçi falenderoi për mikëpritjen. Më pas presidenti Thaçi zgjodhi që të ecë në këmbë sëbashku me kryebashkiaken dhe shoqëruesit deri tek fototeka kombëtare “Marubi”. Aty kreu i shtetit kosovar u njoh me thesarin e pasur të Marubve. Në axhendë presidenti Thaçi kishte për të vizituar edhe kombëtaren e Kosovës e cila ndodhet në Shkodër për ndeshjen eleminatore me Kroacinë por këtë vizitë e anulloi për shkak se nuk ndodheshin të gjithë lojtarët kosovar të grumbulluar.