Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka pritur në bashki gazetarët e Unionit të Gazetarëve Shqiptar.
Të mbledhur të gjithë sëbashku kryebashkiakja ka dhënë mbështetjen e saj për fjalën e lirë. Kryetari i Komunës Ulqin Fatmir Gjeka i ftuar në këtë aktivitet tha se bashkimi me njëri-tjetrin është pozitiv. Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar Aleksandër Çipa përveç falenderimeve kryesore tha është adresimi i çështjeve më të rëndësishme dhe problematikave që kanë mediat sot. Ky aktivitet me gazetarët e unionit do të vijojë për dy ditë me radhë teksa pas Shkodrës do të zhvendoset edhe në qytetit e Ulqinit në Malin e Zi.