Vetëm pak ditë pas mbërritjes në dyert e Bashkisë Shkodër kryetarja e kësaj bashkie Voltana Ademi zbuloi draftin e projekt-ligjit për pushtetin vendor. Kryebashkiakja deklaroi se kompetenca të tilla si vaditja, ujitja, sistemi informativ i kadastrës së tokave bujqësore, bujqësia pyjet dhe kullotat do t’i kalojnë pushtetit vendor.

Kryebashkiakja i quajti si një përgjegjësi të madhe.Ende ndodhet në fazën e një projekt-ligji drafti për pushtetin vendor për të cilin duhen bërë konsultimet me publikun si dhe ekspertët duhet të japin vlerësimet e tyre. Po ashtu ky draft nuk është zbardhur i tëri sepse mund të ketë edhe kompetenca të tjera që mund t’i kalojnë pushtetit vendor, pra 61 bashkive të reja.

Artikulli paraprakZJARR PRANË SHKOLLËS BRANKO KADIJA, DIGJET NJË PEMË
Artikulli tjetërSHTEPIA E LUIGJ GURAKUQIT, NË PRITJE TË RIKONSTRUKSIONIT