Kryetarja e Bashkisë Shkodër, i uroi mirëseardhjen delegacionit dhe Kombëtares së Izraelit në Shqipëri duke i dhuruar buken tradicionale te mikpritjes shkodrane sipas thenies: buke, kripe dhe zemer.

Kryebashkiakja Ademi është takuar me përfaqësues të lartë të delegacionit të kombetares izraelite, Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka shprehur mirëseardhjen të gjithëve në vendin e njohur për traditen e mikpritjes duke vijuar me keqardhjen e qytetarise shkodrane pa dallim: “Ne ishim përgatitur t’ju prisnim në Shkodër, por për arsye tërësisht teknike kjo nuk ishte e mundur. Do të ishte një mundësi e mirë për të gjithë ju miq, që të vizitonit Shkodrën, një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë, të njiheshit me traditën, kulturën, ekonominë, bukuritë natyrore nder më të rrallat në Ballkan.Shkodra është shembull I harmonisë dhe tolerancës nderfetare, një qytet që është në harmoni dhe bashkëjeton me të gjithë besimet fetare”- është shprehur Ademi. Me buken simbol te mikpritjes dhe me Marubin si simbol e lashtësisë, kulturës, traditës dhe historisë së këtij qyteti dhe si Kryetare e Bashkisë Shkodër ftoi delegacionin Izraelit që të vizitojnë Shkodrën në të ardhmen. Ajo ne bashkepunim me presidentin Duka e ftoi ekipin e Izraelit per nje ndeshje miqesore ne Shkoder. Keshtu do keni rastin te provoni realisht mikpritjen tone

Artikulli paraprakSHQIPËRIA HUMB 0-3 PËRBALLË IZRAELIT… DHE ARBITRIT
Artikulli tjetërKUKËS, ARRESTOHET KOSOVARI PËR T’U EKSTRADUAR NË KROACI