Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falenderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e protestës së zhvilluar ditën e sotme.

POSTIMI I PLOTË

Mirënjohje për çdo të ri dhe të re, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës.
Janë mesazhe shprese, frymëzim për të mos u ndalur në rrugën e nisur, atë të çlirimit të Shqipërisë nga një regjim që ka vrarë demokracinë dhe të ardhmen tonë.
Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane.
#Bashkëmundemi
#PartiaDemokratike
#Rrugaevetmeprotesta

Artikulli paraprakSITUATË E JASHTËZAKNSHME NGA TËRMETI, MBYLLEN DERI NË VERË UNIVERSITETET NË TURQI, MËSIMI DO VIJOJË ONLINE
Artikulli tjetërGJESTI BUJAR I STUDENTES SHQIPTARE, DHURON PARATË E BURSËS PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI NË TURQI