Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka qenë pranë ekipit të Vllaznisë, një ditë përpara “Klasikes” së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”. Kryetari i Bashkisë përgëzoi të gjithë futbollistët për rezultatet e arritura deri më tani, teksa garantoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu.

Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, falënderoi kryebashkiakun Beci për ndihmën që po jep për ekipin kuqeblu dhe vëmendjen ndaj klubit.

Ndeshja Vllaznia-Tirana do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky derbi i Shqipërisë pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozët kuqeblu që do të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës, teksa Bashkia dhe klubi i futbollit Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës. Ndërkohë që, priten edhe surpriza të tjera për tifozët e pranishëm.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA E LEZHËS, PREZANTOHET PLANI I MASAVE
Artikulli tjetër“KLASIKJA”, OSMANI: E MIRA TË JENË SA MË SHUMË TIFOZË