Në ditën botërore të 1 tetorit, ditës së të moshuarve iu bashkua edhe kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në gjiron e ofruar për rezidentët e shtëpisë së të moshuarve në liqenin e Shkodrës. Ato janë përshëndetuar dhe shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, pranë dy anijeve turistike “Drini” dhe “Buna”. Kryebashkiaku Benet Beci uroi të moshuarit dhe vlerësoi kontributin e tyre të cilët kanë punuar gjithë jetën.

Në këtë ditë të rëndësishme kryebashkiaku Beci bashkëbisedoi me të moshuarit duke dhënë mbështetjen e tij dhe të bashkisë për këtë shtresë.

Artikulli paraprakKËSHILLTARI: TË RISHIKOHET HYRJA E SHKODRËS
Artikulli tjetërDY AKSIDENTE NË LEZHË, PLAGOSEN 3 PERSONA