Një kryebashkiak në Belgjikë është gjetur i vrarë mizorisht.
Mediat vendase raportojnë se Alfred Gadenne 71 vjeç, kryetari i Bashkisë së Mouscron në Belgjikë është gjetur i masakruar. Ai u konstatua me fyt të prerë i hedhur në një varrezë disa metra larg shtëpisë së tij në Luingne. Ka qenë gruaja e viktimës që e gjeti 71-vjeçarin të pajetë dhe që më pas njoftoi policinë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.