Kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj ndodhet ne Gjykaten e Apelit Shkoder pasi ka apeluar vendimin e dhene nga Gjykata e Shkalles se pare Lezhe per masen e sigurise “arrest shtepie”.

Frrokaj ne gjyq ka deklaruar se eshte totalisht i pafajshem.

Frrokaj: Jam totalisht i pafajshem. Akti i marrjes se tokes ne pronesi vjen i plotesuar, nuk plotesohet nga bashkia.

Bashkia nuk ka asnje informacion per kete çeshtje.Une mendoj se eshte nje perdorim ofendues, jam i zhgënjyer nga Prokuroria.

Nuk jam thirrur asnjehere nga Prokuroria kur une jam 365 dite ne Lezhe

Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Artikulli paraprakFRROKAJ APELON VENDIMIN, AVOKATI: VENDIMI I PABAZUAR NË LIGJ
Artikulli tjetërGJOKË NDOKA APELON VENDIMIN, AVOKATI: HETIM JO LIGJOR, DUAN TË KRIJOJNË IDENË E NJË BANDE