Mariupol është në prag të një katastrofe epidemiologjike, kështu u shpreh kryebashkiaku Vadym Boychenko, sipas raporteve nga Kyviv Independent.
Në qytet, shpjegoi ai, sëmundjet infektive tashmë po përhapen, duke përfshirë viruse vdekjeprurëse si kolera dhe dizenteria. Bashkia e Mariupolit raportoi se 9,000 ton mbeturina kanë pushtuar rrugët dhe Mariupol tani është “një geto e vërtetë” ku kushtet higjienike vënë në rrezik jetën e banorëve të mbetur.