LUKA: QYTETARËT JANË SENSIBILIZUAR PËR ZBUKURIMIN E QYTETIT. Lulet janë një traditë e bukur e Shkodrës që vazhdon e trashëgohet edhe sot. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për 6 majin, ditën e luleve. Kryebashiaku u bë pjesë e festimeve në sheshin para Bashkisë Shkodër teksa dha edhe mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar.

Kryebashkiaku Luka u shpreh se qytetarët e Shkodrës janë bërë pjesë e sensibilizimit por edhe reformave në zbukurimin dhe ndryshimin e realitetit. Bashkia Shkodër është pjesë e organizimeve festive por edhe kulturore për 6 majin, ditën e luleve duke patur edhe një program të pasur artistik. Por gjate dites se luleve, kandidatja e PD-se per BAshkine e Shkodres ka pare nga afer panairin e artizanatit, ne pedonalen Kole Idromeno. Nga ana e saj kandidatja Ademi ka garantuar mbeshtetjen maksimale per artizanet.

Artikulli paraprakKOPSHTET DHE SHKOLLAT FESTOJNË DITËN E LULEVE
Artikulli tjetër6 MAJI, BASHKIA AKTIVITETE TË SHUMTA