Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook teksa ka diskutuar me anëtarët e kryesisë së PD, ka bërë thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës së 11 Shkurtit. Spahia thekson se arsyet për të protestuar janë të shumta dhe Shkodra është ajo e cila i ka vuajtur pasojat e qeverisë.

POSTIMI I PLOTË
Në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh!
Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes. Me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit, ndërsa shpreh falenderimet e përzemërta për qytetarët e Shkodrës që masivisht po i përgjigjen ftesës tonë.
“Faktet dolën-DORËHEQJA është detyrim”. Të mos lejojmë asgjesimin e opozitës, të mbrojmë votën e lirë dhe pluralizmin politik.
E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë!

Artikulli paraprakMIQËSORE NË “AIR ALBANIA”, SYLVINHO DEBUTON TE SHQIPËRIA NË 24 MARS
Artikulli tjetër“TË GJITHË KUNDËR RAMËS!”, GRUPI I ALIBEAJT I BASHKOHET PROTESTËS SË BERISHËS