Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor, duke përmirësuar ofrimin e shërbimeve për komunitetin. Pasi janë përmbyllur punimet nëntokësore, po shkon drejt përfundimit edhe sistemi i asfaltimit të rrugës “Dragushej” dhe hapësirave mes pallateve të banimit përreth saj. Kryetari i bashkisë Bardh Spahia ndërsa inspektoi fazën përfundimtare të punimeve, garantoi se të tjera investime do të vijojnë në territor, duke i ofruar qytetarëve standartet e kërkuara.

Në këtë rrugë që përshkon një prej lagjeve të vjetra të qytetit, janë sistemuar kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, janë ndërtuar trotuaret anësore, veshur me pllaka hapësirat mes pallateve, sistemi asfaltimit dhe ndriçimit LED, si dhe gjelbërimi e sinjalistika vertikale e horizontale. Vlera e këtij investimi shkon në afro 12 milion lekë të reja.

 

Artikulli paraprakBORDI RRIT ME 9 LEKË ÇMIMIN E NAFTËS, DO SHITET 248 LEKË/LITËR
Artikulli tjetërHEART CAVE, GRUPI I NJOHUR RUMUN NË SHKODRA JAZZ FESTIVAL