Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia e ka quajtur një turist politik kryeministrin Rama i cili vizitoi një ditë më parë Shkodrën për situatën e krijuar nga përmbytjet.
Kryebashkiaku kërkoi që për Shkodrën të shpallet gjendja e emergjencës nga ana e qeverisë.
Kryebashkiaku Spahia i ktheu një përgjigje ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me deklaratën për përdorimin e fondit të emergjencës duke thënë se qeveria nuk i ka akorduar 60 milion lekë që i takojnë bashkisë Shkodër.
Bashkia Shkodër u shpreh kryebashkiaku Spahia vijon që të jetë në gatishmëri për t’i ardhur në ndhmë të gjithë banorëve në këtë situatë përmbytjesh.