Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahija përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar më shumë rreth bisedës së zhvilluar me ambasadorin Italian të vendit tonë Fabrizio Bucci. Spahia shprehet se në bisedën e tyre ishin zhvillimet politike në Shqipëri dhe rëndësinë që ka për qytetarët proçesi zgjedhor.
POSTIMI I PLOTË
Italia 🇮🇹 është një prej shteteve mike dhe ndër partnerët më strategjik të Shqipërisë 🇦🇱
Kënaqësi të zhvilloja një bisedë të gjatë dhe mbushur me ide e projekte me ambasadorin Italian në vendin tonë z. Fabrizio Bucci. Thellimi i bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Italisë, rritja e prezencës së bizneseve italiane në qytetin tonë, implementimi i një sërë nismash që kanë në fokus rininë, turizmin, artin e kulturën etj, do të jenë prioriteti i punës tonë të përbashkët.
Jam besimplotë se qytetarët do t’i shohin brenda një kohe të shkurtër frytet e këtyre bashkëpunimeve, ndërsa u ndalëm edhe tek rëndësia që ka për ne Italia, si një shtet ku sot japin kontributin e tyre më shumë se gjysëm milioni shqiptar.
Me ambasadorin Bucci u ndalëm edhe tek zhvillimet politike në Shqipëri dhe rëndësinë që ka për qytetarët proçesi zgjedhor i 14 Majit, duke dëshmuar rëndësinë e votës së lirë dhe përmbushjes së standarteve.
Italia do të mbetet përherë një aleate e vyer e jona 🇦🇱 🇮🇹