Festën e 7-Marsit zgjodhi ta urojë ndryshe! Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia bëri bashkë mësues që për vite me radhë kontribuan në arsimin shqiptar dhe ata që vijojnë rrugën e tyre në fushën e mësimdhënies. Duke e cilësuar të rëndësishëm misionin e tyre, Spahia theksoi se shkëlqimin që Shkodra ka patur në fusha të ndryshme të jetës, e ka edhe falë punës, përkushtimit dhe profesionalizmit që kanë dëshmuar arsimtarët ndër breza.
Vetë arsimtarët që jetën ja kushtuan dijes, duke falenderuar kryebashkiakun për pritjen, përcollën mesazhet e tyre për brezin e ri.

Festa ka vijuar më pas me bashkëbisedime në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe një kokteil në hollin e këtij institucioni, duke uruar kështu arsimtarët për festën e 7 Marsit.

 

Artikulli paraprak“ZEMRA E NËNËS”, EVENTI I VEÇANTË NË KUADËR TË 8-MARSIT
Artikulli tjetërDREJTORI I ARSIMIT VLERËSON MËSUESIT NË PUKË