Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një postim në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë qytetarët Shkodranë dhe më gjerë për vitin e ri. Përmes një kartoline nga Shkodra ai uron që ky të jetë viti i shpresës dhe i ndryshimit për Shqipërinë.
POSTIMI I PLOTË
Një Vit i Ri i mbarë për Shkodrën dhe Shqipërinë. Gëzuar 2023 me këtë kartolinë nga Shkodra!
Le të jetë viti i shpresës dhe ndryshimit të madh për Shqipërinë.