Kryetari Bardh Spahia ka zhvilluar nje tur ne institucionet e perkujdesit Social Shkoder ku pa nga afer trajnimet qe marrin keto persona.

POSTIMI I PLOTE
Një tur në Institucionet e Përkujdesit Social në Shkodër ku pamë nga afër trajtimin që marrin personat e akomoduar në to.

Së bashku me ambasadorin Italian z.Fabrizio Bucci, e nisëm nga shtëpia familje e ndërtuar nga qeveria Italiane përmes shoqatës ACLI-IPSIA, më pas tek “Facibene”, “Madonnina del Grappa” dhe Poliambulatori i tyre, e për ta përmbyllur në shtëpinë e fëmijës 6-15 vjeç Shkodër. Një punë lavdëruese që realizohet në këto institucione, për të cilën meritojnë mirënjohjen dhe përgëzimet maksimale stafet respektive.

Janë grupmosha të ndryshme dhe me nevoja specifike që kërkojnë vemendje të vazhdueshme, për të cilën bëjmë çmos të mos mungojë në asnjë moment, për aq sa na takon si pushtet vendor. Me ambasadorin Bucci folëm për një sërë nismash që mund të ndërmarrim së bashku, duke shtuar përkujdesjen ndaj këtyre institucioneve që në Shkodër luajnë një rol tejet të rëndësishëm për zbutjen e këtyre plagëve që ka sot shoqëria jonë.

Artikulli paraprakALIBEAJ: Ç’DO BËJ UNË NËSE VULËN E MERR BERISHA
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË KOSOVË, PËRPLASEN 3 MAKINA, RAPORTOHET PËR 4 TË VDEKUR