Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit që i dha mandatin kryebashkiakës Valbona Sako pas kërkesës që bëri Partia Socialiste si subjekt politik, thotë se ky është vendim i drejtësisë së kapur nga kryeministri Edi Rama.

“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha në një reagim në rrjetet sociale.

Në kërkesën që kishte bërë vetë kryebashkiakja Valbona Sako për të marrë nga Gjykata e Durrësit vërtetimin e mandatit, gjyqtarja Mimoza Margjeka e refuzoi duke përdorur argument regjistrimin jashtë afateve ligjore të Bindjes Demokratike,

edhe pse roli i gjykatës ne proces është formal dhe vetëm sheh a ka vendim të KQZ për shpalljen e kandidatit fitues.

Artikulli paraprakPËRMBYSET ZETORI, PLAGOSET 60-VJEÇARI
Artikulli tjetërDENONCIMI PËR SHEMBJEN E TEATRIT: MINISTRIA E KULTURËS PO ZBRAZ GODINËN