Parakalimi i gabuar i këtij automjeti mund të ishte bërë shkak për aksident
Rrugët e qarkut të Shkodrës vazhdojnë që të përgjaken nga viktimat e aksidenteve automobilistike. Shoferët nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit në pjesën më të madhe të rasteve ndërsa nuk e kursejnë edhe shpejtësinë e lartë
Aksidenti fundit ndodhi mesditën e së merkures në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat. Mjeti tip NISAN është përplasur me mjetin tjetër tip AUDI dhe si pasojë humbën jetën dy gra ndërsa mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë.
Në rrugë shihen qartë disa pjesë të automjeteve që kanë mbetur si pasojë e përplasjes duke lënë të nënkuptohet se ajo ka qenë e fortë.
Sipas Instat numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45-60 vjeç. Ajo. çfarë tregojnë shifrat është fakti se aksidentet vazhdojnë të mbeten të larta në të njëjtët qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan Shkodër e Lezhë
Ndërkohë aksi Shkodër-Lezhë renditet si aksi më i rrezikshëm në Qarkun e Shkodrës në lidhje me aksidentet.