Një 47-vjeçar është gjetur nga familjarët i varur në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Viktima e identifikuar me inicialet A. B,. banues në Peshkopi. Ai dyshohet të jetë vetëvarur, pasi sipas hetuesve nuk u vërejtën shenja dhune në trup.
Ne njoftimin e policisë thuhet se: Më datë 16.01.2018, rreth orës 08:10, jemi njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Peshkopi Viktima dyshohet se është vetëvarur me litar në ahurin e bagëtive, pranë banesës së tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.
Eksperti mjeko¬ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.