Si shkak i reshjeve intensive të rëna gjatë dy ditëve të fundit oborri i një banesë në fshatin Grudë e Re është mbuluar nga uji. Dedë Narkaj, i zoti i shtëpisë tregon se një situatë e tillë vijon prej më shumë se 30 vitesh. Ai thotë se janë të detyruar të lëvizin me çizme pasi uji arrin deri në 25 cm në oborrin e tyre sa herë ka reshje shiu.
Narkaj tregon se e ka ngritur këtë shqetësim prej vitesh, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë.
I zoti i shtëpisë bën apel ndaj institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë, pasi të jetosh në kushte të tilla është mjaft e vështirë për ta.
Gjatë dimrit familjarët të cilët banojnë në këtë banesë detyrohen shpesh herë të izolohen brënda pasi nuk e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të preznecës së ujit në oborrin e shtëpisë.