Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli vizitoi gjatë së premtes ambientet e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër.

Ai u ndal tek rëndësia që ka arsimi profesional në vend, ndërsa tha se për të gjithë nxënësit kjo është një mundësi për të fituar një profesion dinjitoz dhe me të ardhura të kënaqshme. Sa i përket informalitetit në punë, kryeinspektori tha se gjatë këtyre viteve, në të gjithë vendin janë regjistruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore rreth 200 mijë shqiptarë, gjë që sipas tij tregon uljen e shifrave të informalitetit në punë. Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” prezantuan gjithashtu eksperiencat e tyre në ambientet e studimit, por edhe praktikat e tyre të punës në ndërmarrje private. Kryeinspektori Ylli gjatë vizitës së tij u shoqërua nga drejtori i Shkollës Zamir Laçaj, i cili i prezantoi laboratorin e Mekatronikës, një risi kjo në të gjithë vendin sa i përket arsimit professional.

Artikulli paraprakAMBASADORI TURK: TERRORIZMI, SHQIPËRIA TË NA MBËSHTESË
Artikulli tjetërMATURANTËT E SHKODRËS, NIS APLIKIMI I FORMULARIT A1