Në ditën botërore kundër produkteve të duhanit, kryeinspektori i inspektoriatit të shëndetësisë Denis Malevi shprehet se në qarkun e Shkodrës janë zhvilluar kontrolle intensive
në subjekte të ndryshme, kryesisht lokalet e natës ku pirja e duhanit ka një rrisk më të lartë me qëllim fillimisht sensibilizimin e ndërgjegjësimin e subjekteve por edhe qytetarëve e më pas edhe ndëshkimin e atyre që shkelin ligjin anti-duhan. Po ashtu ky inspektoriat ka ushtruar kontrolle të rrepte edhe në subjekte apo institucione të tjera. Ndonëse dihen ndëshkimet që vijnë nga pirja e duhanit në mjedise të mbyllura publike, sërish kontrollet janë të domosdoshme. Edhe pse është e vështirë, një fokus të madh inspektoriati i shëndetësisë i ka kushtuar kontrolleve për zbatimin e ligjit anti-duhan. Megjithatë inspektoriati i shëndetësisë për shkak edhe të hartës së madhe territoriale nuk ka stafin e mjaftueshëm për të ushtruar siç duhet kontrollet për ligjin anti-duhan dhe për të plotësuar këtë mangësi inspektorët punojnë edhe jashtë orarit zyrtar. Një pjesë e konsiderueshme e lokale janë sensibilizuar për ligjin anti-duhan dhe e zbatojnë atë, jo vetëm në qendër të qytetit por edhe zona periferike. Pavarësisht kësaj një pjesë tjetër ende nuk e repsektojnë duke lejuar pirjen e duhanit gjë e cila bën që inspektorët të jenë gjithnjë në terren me plane kontrolli.