FAZA SHABAJ: NË DY VITET E FUNDIT U PËRKEQËSUA SITUATA EKONOMIKE. Dy vitet e fundit të qeverisjes kanë sjellë një situatë të vështirë për banorët e Komunës Postribë.
Ndryshimet dhe vendimet radikale të mazhorancës sipas kryetarit të Komunës Postribë kanë krijuar shumë probleme për atë zonë duke përkeqësuar sëtepërmi anën ekonomike. Një numër i madh familjesh janë larguar nga Postriba drejt vendeve të ndryshme të Europës vetëm dy vitet e fundit tregon kryekomunari Shabaj dhe kjo vetëm për shkak të pamundësive që ka shkaktuar qeveria e dyshes Rama-Meta. Komuna e Postribës është një prej atyre që pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit nuk do të ekzistojë më sepse do bashkohet me Bashkinë e Re të Shkodrës për të shpresuar për një ndryshim të realitetit të vështirë ekonomik që është atje.