Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në këtë takim Kryemadhi i ka paraqitur ambasadores Glover një dosje të plotë ku sipas pretendimeve të LSI, në të ndodhen shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e kryera më 30 qershor.

Ndër të tjera Kryemadhi ka vlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, ku sipas LSI vuri qartë në dukje paligjshmërinë skandaloze të votimeve moniste të 30 qershorit.

Kryemadhi në takimin me Glover ka hedhur akuza edhe ndaj KQZ duke thënë se veprimet e këtij institucioni me urdhër të Edi Ramës zhytë procesin elektoral në krizë të thellë si dhe konfirmuan manipulimin e votës. Sipas LSI dosja që Kryemadhi i ka dorëzuar Glover, i ka vënë vulën qeverisë së Ramës.

Takimi i Glover me Kryemadhin vjen një ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Badha dhe dy ditë nga protesta e 10 kombëtare e opozitës kundër qeverisë Rama.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm me Bashën, Shefja e misionit të OSBE/ODHIR, Glover temë e diskutimit ishte raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Artikulli paraprakLIROHET NGA DETYRA PAS 5 VITEVE DREJTORESHA E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE
Artikulli tjetërKAPET ME KOKAINË NË MAKINË, SHQIPTARI TREGON NË GJYKATË PSE ISHTE BËRË TRAFIKANT