Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim sot me raporterin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein. Lajmi është bërë publik nga vete kryetarja e LSi në Facebook.
Kryemadhi shkruan se perspektiva e vetme për LSI-në është integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas saj fajtorët e vetëm të bllokimit të procesit të integrimit të vendit tonë në Europë është kryeministri Rama dhe mazhoranca qeverisëse.
Ja postimi i Kryemadhit:
Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.
Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.
Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.