Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të diel një takim me naftëtarët në Fier, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. Mes të tjerash, naftëtarët i thanë Kryemadhit se rafineria e Ballshit është shumë e vjetër dhe nëse nuk vihet në punë, ajo është e vdekur.

Nga ana e saj, kryemadhi u shpreh se në rafinerinë e Ballshit ka ndodhur abuzimi me punëtorët, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë strategji për prodhimin e naftës në Shqipëri.

Pjesë nga diskutimet:

Naftëtari: Puna është që ky pus duhet abandonuar sipas një procedure të caktuar. Një pus është në tokë në një kolonë. Kjo kolona nga 1500 metra, ujëra naftë, pisllëqe, gazra ti sjell lart ku është sipërfaqja e ujit të pijshëm dhe mos mbyllja e këtij pusi sipas procedurës jo vetëm që të prish pusin dhe të prish punën por të prish dhe komplet ujin.  Ky problem është madhor. Sepse i gjithë baseni i lumit Seman ndodhet  në kolonat… askush nuk merret me këtë gjë. Janë lënë ashtu në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dhe kompanitë e tjera që kanë marrë përsipër për ti zhvilluar këto punime, puset e abandonuara i kanë lënë ashtu. Këto puse duhen bllokuar dhe duhen sistemuar sipas procedurave teknike.  Kjo është një trashëgimi mjedisore pjesë e të kaluarës dhe unë mendoj që nëse ju vini në pushtet këtë duhet ta merrni me seriozitet. Ne duhet të përdorimin fondet që marrim nga nafta, nga Bankersi dhe të shikojmë sesi mund të bëjmë rehabilitimin mjedisor.

 

 

Kryemadhi: Pra bëhet fjalë për rehabilitimin mjedisor, po për prodhimin dhe përpunimin e saj nuk ka asnjë lloj strategjie në fakt. Këtu merret i gjithë prodhimi i naftës dhe eksportohet.

Naftëtari: Nuk ka strategji sepse nuk ka naftë, aktualisht Shqipëria, nuk e rafinon dot naftën dhe po të dojë. Sepse nuk ka rafineri dhe rafineria e Ballshit është shumë e vjetër. Është në pozicion të keq. Rama thoshte se rafinerinë e Ballshit do ta kthejmë në punë sepse e ka në dorë mafia. Nëse rafineria e Ballsjit nuk vihet në punë edhe me pushtet mbrapa edhe duke vjedhur atëherë kjo tregon që rafineria e Ballshit ka vdekur.

Kryemadhi: Ajo çfarë ka ndodhur me rafinerinë e Ballshit është abuzimi që ka ndodhur me punëtorët atje. Sepse ne flasim edhe për pusët edhe për prodhimin. Dhe në aspektin menaxherial, unë nuk mund të bëhem dot eksperte sepse ju jeni tamam ekspert në këtë punë dhe jeni marrë por përpunimi dhe prodhimi janë dy gjëra të cilat dihet të shkojnë bashkarisht. Janë mijëra punëtorë që kanë punuar me vite të tëra dhe janë specializuar dhe ashtu sikurse vjen dhe rasti i puseve të naftës që ka inxhinierë nafte që punojnë në puset e naftës, në shpimin e tyre, nxjerrjen e naftës dhe ka me qindra inxhinierë nafte që punojnë në Arabinë Saudite apo vende të tjera dhe janë teknik ku mund të punojnë inxhinierë këtu dhe ne importojmë inxhinierë nga vende të tjera që i paguajmë me paga stratosferike.

Më tej, kryetarja e LSI shtoi se “Një investim që është bërë prej 50-60 vjetësh për hapjen e puseve të naftës, është kaluar dorë më dorë të njerëzve të tjerë, apo të bizneseve private, apo të kompanive private të cilat nuk e kanë parë në syrin po themi si trashëgimtarë apo dhe me një sy patriotik. Por kanë ardhur kompani të huaja i kanë vjelur, i kanë përpunuar, nuk kanë paguar taksa dhe janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë që ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës ne duhet ti japim një vëmendje tjetër politike dhe ekonomike nga ana menxheriale. Gjithë qyteti i Fierit, Roskovesit, Mallakastra, Kuçova janë qytete që jetojnë më industrinë e naftës, qoftë në prodhim qoftë në përpunim. Sot për momentin ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, për shkak të mbylljes fragmentare deri diku dhe të rafinerisë së Fierit dhe ne importojmë. Ka disa variante që thonë ju duhet të prodhoni dhe ta eksportoni dhe të importoni naftën tjetër. Ka disa variante të tjera të cilët thonë inxhinierër e naftës për ngritjen e një rafinerie të re, me kapacitetet apo me riformatimin totalisht të rafinerisë së Ballshit që janë disa këndvështrime të ndryshme që po nuk pe dokumentacionin, po nuk pe ekspertin, po nuk bëre një audit të qartë janë gjëra që asnjë nga ne nuk flet dot. Janë disa çështje që jo vetëm duan një studim fizibiliteti por duan dhe një vullnet politik. Sepse në fund të fundit shteti ca ka për detyre, ka për detyrë tu shërbejë njerëzve të vetë ti punësojë qoftë duke pasur dhe një kosto politike dhe financiare. Sepse shteti normal që duhet të jetë fitimprurës por duhet të ketë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vetë. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike i bie që të zhdukesh treçerekun e popullsisë se pjesa më e madhe aty kanë punuar”.

Artikulli paraprakTË INKRIMINUAR NË LISTAT E PD? BASHA IU PËRGJIGJET ASHPËR AKUZAVE DHE ZOTOHET: HIPOKRIZI E MADHE, PAS 25 PRILLIT DO TË BËJMË VETTINGUN E POLITIKANËVE!
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI I DREJTOHET TË RINJVE: BASHKË MUND TA LUFTOJMË TË KEQEN E PËRBASHKËT