Kryemadhi beson se asgjë mund të përçajë frontin opozitar në zgjedhjet e 2021, madje as partitë e reja politike.
Duke folur në një deklaratë nga selia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se partitë e reja mund të përçajnë vetëm mazhorancën.
“Sot çdo strukturë politike që sjell diçka të re dhe angazhon njerëz të rinj dhe që është i qartë në politikat e veta kundër këtij uzurpimi që i është bërë Shqipërisë nuk ja ul kredibilitetin.
Nëse forcat e reja politike do jenë vetëm si mekanizma për të përçarë opozitën, qytetarët janë të zgjuar. Kjo do të përçajë mazhorancën dhe do të vjedhë vota nga PS” – tha Kryemadhi.