Pas vendimit të gjykatës që la në burg 11 prej të arrestuarve të protestes se Rruges se Kombit, reagon kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi: Jetojmë në një shtet policor.
Prokurorë dhe gjyqtarë janë tashmë nën thundrën e policisë. Vendimi i sotëm i gjykatës tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar.
Tashmë me këtë pushtet nuk ka më asnjë bashkëveprim civil.Ky vend është në duart e një kryeministri hajdut, të papërgjegjshëm dhe peng i bandave kriminale por më shumë dhe cdo ditë po bëhet peng i oligarkëve.
Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë.
Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli.