Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar në Twitter një fotografi pas takimit që zhvilloi me Florian Hahn, deputet i CSU në Bundestagun Gjerman.
Foton me Hahn, Kryemadhi e ka cilësur si një takim për negociatat jo politik, por në kuadër të negociatave për shqiptarët.
Florian Hahn është takuar mbrëmë në darkë kryeministrin Edi Rama, ndërsa më herët gjatë të ditës së djeshme ka qenë edhe në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Në takimet me liderët e politikës, Hahn ka shprehur interesin e lartë të Gjermanisë për një reformë zgjedhore përfundimtare dhe të plotë. Gjithashtu, zyrtari gjerman është interesuar edhe për reformën në drejtësi.
Ai ka vlerësuar progresin me Vettingun, por e ka vënë theksin te ritmi i ulët i këtij procesi.