Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.

Në një mesazh në “facebook”, Kryemadhi thekson se këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja,

Urimi i Kryemadhit:

Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar.
Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, që donte të pushtonte nëpërmjet kësaj situate pandemie dhe varfërie por që me ndihmën e Zotit, asnjëherë nuk do të fitojë.
Për shumë vjet gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Artikulli paraprakPRESIDENTI, STEINMEIER: GJERMANIA PRANË VALËS SË TRETË TË PANDEMISË SË COVID-19, LE TË MBLEDHIM FORCAT TË GJITHË
Artikulli tjetër“MOS E HUMBNI SHPRESËN KURRË”, PAPA FRANCESKU MESAZH PËR PASHKËT: EKZISTON NJË JETË E RE QË ZOTI MUND TË ZGJOJË BRENDA NESH