Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth 45 minuta kryeministri Rama ka bërë publikë edhe katër emrat që do të zëvendësojnë ministrat e shkarkuar gjatë fundjavës që lamë pas.
Kështu Fatmir Xhafaj do jetë ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit, Olta Xhakça, ministre e Mirëqenies në vend të Blendi Klosit, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqaj dhe Eduard Shalsi, ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçi. Kryeministri Rama do t’i nisë Presidentit Bujar Nishani shkarkimet dhe emërimet e ministrave. Nga ana tjetër kryetari i PD Lulzim Basha nga çadra e lirisë në protestën që vazhdon tha kjo lëvizje e kreut të qeverisë nuk zbut aspak qëndrimin e opozitës dhe se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike.