Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u përplas me kryetaren e Parlamentit në nisje të seancës pasi përmendi aferën “Rama-McGonigal”.
Sipas Nikollës, deputetja demokrate nuk po fliste për procedurën, duke i hequr fjalën.
Debati
Vokshi: Edi Rama e ka vendin në burg. Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.
Nikolla: Po mbani fjalim, respektoni procedurën.
Vokshi: E di që prekesh kur përmendet Rama.
Nikolla: Do ta heq fjalën se nuk është për procedurë. Zonja Açka fjala për ju.