Kryeministri Edi Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

“Çdo ditë ka gjëra për t’u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë.

DHe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë të natyrshme e të dobishme në shoqëri. Kur them partia kam parasysh të gjtihë bazën tonë, të gjitha forumet, organizmat përfaqëues, parlameniti, qeveria, janë të lidhura m,e raportin e krijuar me njerëzit.

Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë”.

Ndryshime në qeveri?
Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet.

Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma.

Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA ADEMI NE STAR PLUS FLET PER BUXHETIN
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHA FRANÇESKANE KONCERT PËR KRISHTLINDJEN