Kryeministri, Edi Rama u shpreh i lumtur që në pranverën e vitit të ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.

Gjatë darkës me ambasadorët, kreu i ekzekutivit tha se do të bëhej maksimumi për të lënë një mbresë pozitive ashtu si në rastin e samitit të përbashkët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në 6 dhjetor.

“Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë”-u shpreh Rama.

Artikulli paraprakVLLAZNIA- CHELSEA, TRAJNERI: TË BËJMË LOJË DINJITOZE
Artikulli tjetërU DHA STATUSI PËR ANËTARËSIM NË BE, BOSHNJAKËT SHFAQEN ME MËDYSHJE