Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, ka zbarkuar serish ne Qarkun e Shkodres, kesaj here ne Bashkine e fituar nga socialistet, ne Bashkine Malesi e Madhe.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, i shoqeruar edhe nga ministri i Bujqesise Edmond Panariti dhe deputeti i zones Paulin Sterkaj, kane inspektuar nga afer kete bashki, duke pare mundesine e investimeve ne zone. Ai eshte ndalur ne fshatin Ktosh, ku gjate ketij inspektimi ka garantuar investime ne kullim dhe vaditje per kete zone, e cila preket nga kanali i shtodrit. Investime te tilla do te minimizonin edhe rrezikun e permbytjeve ne kete zone te qarkut te Shkodres.  Kjo vizite e kryeministrit Edi Rama vjen vetem pak jave pas vizites qe ai beri ne Shkoder, jo vetem ne projektin e PS-se per anetaresimet e reja, por nga ana tjeter edhe viziten ne bashkine e Shkodres, ku kryetarja e Bashkise Ademi e njohu kryeministrin me investimet minimale qe ka per kete bashki.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM VEÇMAS ME KOORDINATORËT M.CUBIN DHE A.SHIMAJ
Artikulli tjetërPASHKËT, VIJNË NË JAZZ NË SHKODËR