
Aleatët e NATO-s zgjodhën sot kryeministrin holandez Mark Rutte si shefin e ardhshëm të NATO-s.
Emërimi i Rutte u bë një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ai ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të siguronte mbështetje, shkruan Ruters.
“Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”, tha NATO në një deklaratë.
“Z. Rutte do të marrë detyrën si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mbaron mandati i Stoltenberg” ,shtoi ai.
Pasi deklaroi interesimin e tij për postin vitin e kaluar, Rutte fitoi mbështetje të hershme nga anëtarët kryesorë të aleancës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Stoltenberg tha se ai e mirëpriti zgjedhjen e Rutte si pasardhës të tij.
“Marku është një transatlanticist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit,” tha ai. “E di që po e lë NATO-n në duar të sigurta”.