Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë sot Tiranën, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit.

Vizita e Hotit në Tiranë, pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte. Rama zhvilloi takime më të gjithë përfaqësuesit e lartë politik dhe krerët e partive politike në Kosovës.

Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Artikulli paraprakZËDHËNËSJA E PD: HETIMI PËR LIDHJEN E MAFIES ITALIANE ME VELIAJN TË PËRFSHIJË DHE TENDERAT, 27 PA GARË, SPAK VIJON TË HESHTË
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 39°C, POR PASDITJA SJELL RREBESHE SHIU NË ZONAT MALORE