Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur në ambientet e jashtme të kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas përshëndetjes, dy liderët ndoqën ceremoninë zyrtare e më pas u drejtuan për në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.