Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë firmosur disa marrëveshje, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.

“Morëm disa vendime për importin e tonit nga Shqipëria në Japoni dhe ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia. Ne synojmë të përjetësojmë nisma për tu mbështur.

Do caktojmë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj konference gjatë darkës do diskutojmë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe rajon. Synoj t’i shpjegoj kryeministrit strategjinë e sigurisë të miratuar”-u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA I PASHPRESË PËRBALLË AFERËS MCGONIGAL, PUNOI PËR SHKATËRRIMIN E OPOZITËS
Artikulli tjetërKOMISIONERI GAJDA: PO DISKRIMONOHEN FAMILJET E VARFËRA