Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takuan me komandatin e KFOR, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë në kuadër të Njësisë Multi-nacionale të Specializuar (MSU). Fokusi i bisedimeve ishte tek bashkëpunimi institucional midis Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë, edhe ndërmjet dy vendeve si Kosovë-Serbi. Në festat e fundvitit u arrit edhe marrëveshja midis dy vendeve, ku Serbisë iu plotësuar lirimi i ish-policit serb Pantoviç, ndërsa në veri të Kosovës u hoqën barrikadat. Konkretisht, u diskutua për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe marrëveshjes së dy palëve, veçanërisht për rindërtimin e urave të komunikimit dhe dialogut. KFOR ka theksuar që është shumë e rëndësishëm fryma bashkëpunuese dhe tentativat për ruajtjen e paqes dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në të katërta komunat në veri të Kosovës.

Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë. Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023. Kujtojmë, se barrikadat në veri të Kosovës zgjatën njëzet ditë, mes tensionesh të shumta të cilat u shoqëruan edhe me sulme ndaj gazetarëve ngta njerëz të maskuar.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Artikulli paraprakLUFTA ME COVID NË KINË, PRESIDENTI XI JINPING: VENDI PO HYN NË NJË FAZË TË RE TË BETEJËS ME PANDEMINË
Artikulli tjetërFUNERALI I PAPA BENEDIKTIT MË 5 JANAR POR VATIKANI NË ‘TERRITOR TË PAEKSPLORUAR’! CILAT DO TË JENË PROCEDURAT?